Tottenhami mendon për Strakoshën

25 mars 2019 | 11:24

Portieri Thomas Strakoshës nuk u grumbullua për ndeshjen që Shqipëria e zhvilloi ndaj Turqisë, por  ai po shkëlqen me Lazion në sezonin aktual duke treguar vlerat e tij siç bëri edhe në derbin e fituar 3-0 ndaj Romës me disa pritje fenomenale.

Mediet italiane raportojnë se për 24-vjeçarin shqiptar ka shfaqur interes gjiganti anglez Tottenham Hotspur.

Drejtuesit e klubit londinez e shikojnë gardianin kuqezi si pasuesin ideal të kapitenit Hugo Lloris. Për kartonin e Strakoshës, Igli Tare kërkon minimalisht 40 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy aeroplanë ushtarakë rusë kanë arritur në aeroportin kryesor të…