
Tottenhami mezi e mposhti Norwichin
22 janar 2020
| 22:37
Tottenham e ka mposhtur 2-1 Norwich duke marrë tri pikë të arta në luftën për një vend në Champions League pas barazimit të Chelseat një ditë më parë me Arsenalin.
Ishte një përballje e vështirë për Spurs, që duhet të vuanin deri në fund për të siguruar fitoren teksa mungesa e Harry Kane është më se e dukshme.
Dele Alli ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 38’ të takimit pas një krosi të bukur nga Aurier nga e djathta. Pas pushimit miqtë kanë barazuar rezultatin me Pukki nga pika e bardhë. Vendasit hidhen përpara dhe gjejnë golin e fitores me shumë fat pasi Son shtyu topin në rrjetë. Në ndeshjen tjetër Leicester ka mposhtur 4-1 West Ham, por lajmi i keq është dëmtimi i Jamie Vardy.