Tottenhami regjistron fitoren e tretë

29 gusht 2021 | 16:57

Tottenham ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premierligë. Spurs mposhten me rezultat minimal 1 – 0 Watfordin.

Ishte ylli i skuadrës, Heung-Min Son që realizoi golin e vetëm në këtë takim (42′), që ishte eurogol nga gjuajtja e lirë.

Vendasit dominuan në të gjitha aspektet, mirëpo ishin të pafat në konkretizimin e rastit. Ndërsa, mysafirët provuan disa herë përmes kundërzbritjeve, por u mungonte finalizimi.

Kësisoj, epilogu i takimit rezultoi të jetë 1 – 0. Me këtë fitore, Tottenham tani merr kreun e tabelës me nëntë pikë, derisa Watford renditët në pozitën e 12-të me tre sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…