Totti e mposhti koronavirusin

21 nëntor 2020 | 11:15

Francesco Totti ia ka dalë të fitojë betejën me koronavirusin pas 15 ditësh. Lajmin e ka konfirmuar vetë ish kapiteni i Romës, nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Tani jam shëruar dhe mund të them duke marrë frymë thellë, që kam qenë i prekur nga Covid-19 dhe nuk ka qenë diçka kalimtare. Temperaturë që nuk zbriste, saturim i oksigjenit në nivele të ulëta dhe fuqitë që largoheshin nga trupi. Ia dola të kurohem në shtëpi dhe të fitojë betejën pas 15 ditësh, ndërsa për këtë dua të falënderoj të gjithë që më kanë qëndruar pranë. Mund të them se Covid-19 mund të mposhtet me përkujdesjen dhe indikacionet e duhura”, shkroi Totti.

Kujtojmë që rreth një muaj më parë, ish kapiteni i Romës humbi babanë e tij pikërisht për shkak të koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mbi vendin tonë sot…