Totti flet për përballjen Real Madrid – Roma

17 shtator 2018 | 19:05

“Do të përballemi me ekipin që është kampion i Evropës, por kjo nuk do të thotë asgjë. Është thjesht një statistikë dhe kaq”, është shprehur Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Romës, që karikon skuadrën verdhekuq në prag të sfidës që do të luajë ndaj Real në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja do të luhet në “Santiago Bernabeu”, aty ku Totti, në vitin 2002, falë një goli të realizuar prej tij i dha fitoren Romës.

“Luajmë ndaj Real që në ndeshjen e parë dhe mund të ndodhë që të bëjmë një befasi. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Do të luajmë mirë dhe do të tregojmë se sa vlejmë. Barazimi në kampionat nuk do të na pengojë në këtë drejtim. Edhe ata kanë problemet e tyre”, u shpreh Totti, raporton “Telesport”.

Më tej, ish-kapiteni i ekipit verdhekuq shton: “Kemi një organikë në gjendje që të luftojë ndaj çdo skuadre dhe të fitojë. Edhe pse përballë kemi një ekip marsianësh, mund të fitojmë nëse luajmë të qetë dhe me inteligjencë. Real është skuadra më e mirë në Evropë, por sa herë që jemi përballur me ta i kemi vënë në vështirësi”, ka deklaruar Totti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mimoza Kelmendi Për të qenë të sinqertë, kush ka ndjekur…