Tovërlani: Gjithçka mbetet e hapur për kualifikim

03 qershor 2020 | 19:59

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani pas barazimit në ndeshjen ndaj Ballkanit, ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por sa i përket çështjes se kualifikuesit mendon se gjithçka është e hapur.

“Qëllimi ka qenë mos t’i jepet hapësirë treshes së Ballkanit, ndërsa me pak fat kemi mundur të shënonim sepse kemi pasur tri raste të qindpërqindta, por unë i përgëzoj futbollistët e mi për ndeshjen e bërë. Nuk është rezultat i keq, por takimi mbetet i hapur për duelin kthyes. Nuk duhet lëshuar shumë pasi Ballkani luan mirë në udhëtim”, ka thënë Tovërlani, i cili ka bërë me dije se në klubin e “Niklit” nuk ka më krizë financiare, pasi të martën janë kryer obligimet ndaj futbollistëve. (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se nuk do…