Tovërlani: Unë nuk po i nxis ‘Plisat’

05 korrik 2019 | 22:23

Në ambientet e FC Prishtinës, por edhe te një pjesë e konsiderueshme e njerëzve, është krijuar një përshtypje se Afrim Tovërlani po i nxit tifozët që t’i bëjnë presion kryesisë së klubit me shpresën që të kthehet vet ai në postin e trajnerit. Por, kjo mohohet kategorikisht nga trajneri.

“Luftën më të madhe e bëj me shokët e mi të cilëve u them kurrë mos shkruani për mua në rrjetet sociale sepse ata mendojnë që unë po ju them. Por, ata janë tifozë të moçëm të Prishtinës dhe e dinë historinë dhe ecurinë e klubit me mua dhe me ata që janë sot brenda klubit. Ka individë brenda klubit që po i ofendojnë me profile të rrejshme dhe mundohen ta përlyejnë emrin tim. Por, e mira është që në qytet na njohin të gjithëve dhe e din njerëzit se kush dhe cili çfarë është”, u shpreh Tovërlani për Gazetën Express.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e nëntë zgjedhor të Degës së LDK-së në…