‘Toyota’ investon në zhvillimin e veturave që fluturojnë

16 janar 2020 | 11:07

Prodhuesi i veturave “Toyota” i Japonisë ka bërë me dije se do të investojë rreth 400 milionë dollarë në një kompani që punon për të zhvilluar vetura fluturuese të cilat do të siguronin “shërbime të shpejta, të qeta dhe të përballueshme të transportit ajror”.

“Toyota”, më 16 janar, ka theksuar se investimi në transportin ajror ka qenë një “qëllim afatgjatë”.

Presidenti i kompanisë, Akio Toyoda, ka deklaruar se kompania që ai e udhëheq po transformohet.

“Ndërsa ne vazhdojmë punën tonë në biznesin e veturave, kjo marrëveshje vendos vështrimin tonë në qiell”, ka thënë Toyoda.

“Përmes kësaj përpjekjeje të re dhe emocionuese, shpresojmë të ofrojmë lirinë e lëvizjes dhe kënaqësisë tek klientët kudo, në tokë, dhe tani, në qiell”, ka thënë ai.

Investimi i “Toyota”-s do të bëhet në kompaninë “Joby Aviation”, e cila po zhvillon një mjet transporti elektrik, me katër pasagjerë, që ngritet dhe ateron vertikalisht, si një helikopter.

Kompania parashikon që prodhimi i saj të përdoret për transport komercial. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 91:76…