Trafikimi i dy vajzave dhe një 23-vjeçari, zbulohet se kush është personi i arrestuar në Gjakovë

08 shkurt 2023 | 19:10

Sinjali ka raportuar sot për një aksion të Policisë së Kosovë kundër trafikimit me njerëz që u zhvillua para dy ditësh në Gjakovë pas një hetimi disa mujor, që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar.

35-vjeçari po dyshohet se ka trafikuar disa persona, të cilët janë identifikuar nga Policia.

I njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, ndërkohë që Sinjali ka mësuar identitetin e tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua nga Policia është Negjat Ajeti, i cili u kap të hënën në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Në bazë të informacioneve të para që kanë dalë nga hetimi i zhvilluar nga Njësia e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, rezulton se viktimat janë dy vajza të moshës 20-vjeçare dhe një 23-vjeçar.

Të rinjtë dyshohet se janë trafikuar nga i dyshuari përmes disa formave të shtrëngimit e keqpërdorimit, për të përfituar duke i shfrytëzuar.

Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vigjilje të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shefi i…