Tragjedi në familjen shkodrane, pas djalit me COVID, ndërron jetë edhe nëna

03 tetor 2021 | 23:27

Nënë e bir humbin jetën në Shkodër brenda dy ditëve nga COVID-19.

Me datë 1 tetor Gëzim Gilaj efektiv policie në Shkodër nuk arriti që të fitonte betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë në spital disa ditë pas infektimit.

Dy ditë më pas, pra sot ka ndërruar jetë nëna e efektivit, Lina.

Lajmin e trishtë e kanë njoftuar familjarët përmes postimeve në rrjetet sociale. Ditën e sotme u shënuan 3 viktima nga COVID-19.

Numri i fataliteteve në 24 orët e fundit ka qenë i ulët, por trendi i muajit shtator ishte mjaft shqetësues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, ka…