Tragjedi në Ferizaj: Dy vajza bien nga kati i katërt, vdes 15-vjeçarja

22 janar 2023 | 00:05

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, ku dy vajza kanë rënë nga kati i katërt i një objekti dhe si pasojë njëra nga to ka humbur jetën, raporton Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë me dije se vajza që ka humbur jetën është 15-vjeçare, ndërsa 18-vjeçarja ka mbetur e lënduar.

“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të, i një objekti banesor.

Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor (nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë.

Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare.

Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Roman Anin, Worldcrunch Rusia renditet sot si ndër regjimet…