Tragjike: Një i mitur 15-vjeçar humb jetën në Bërnicë – dyshohet për vetaksident me biçikletë

22 maj 2025 | 21:35

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës sonte.

Një i mitur i moshës rreth 15-vjeç është gjetur i vdekur. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se dyshohet se i mitur ka pasur vetaksident me biçikletë.

“Rreth orës 19:45, është pranuar informata se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, u shpreh Borovci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në oborrin e QKUK-së sonte është gjetur një person pa…