Trajkoviqi i reagon Hillit për punën e zgjedhjeve në Serbi: A je në një linjë me Bidenin?

22 dhjetor 2023 | 12:02

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar të premten ndaj qëndrimit të ambasadorit amerikan, Christopher Hill, lidhur me procesin zgjedhor të mbajtur në Serbi e për të cilin organizatat monitoruese kanë ngritur shqetësime të jashtëzakonshme.

Trajkoviq ka rikujtuar deklarimet e presidentit Joe Biden se ShBA-ja duhet të flasë sa herë që cenohet demokracia, dhe e ka pyetur ambasadorin Hill se “A je në një linjë me presidentin Biden”, ka shkruar Trajkoviq.

Hilli ka deklaruar se “ShBA-ja pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë, duhet zgjidhur mangësitë e vërejtura nga vëzhguesit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun e…