Trajkoviqi për Vuçiqin: As nuk është i bukur, as sharmant, as i mençur

31 janar 2023 | 13:29

Këshilltarja në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete në qeverinë Kurti, Rada Trajkoviq, ka bërë një sulm të ri ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një shkrimi në “Twitter”, Trajkoviqi ka renditur disa cilësi, të cilat sipas saj i mungojnë presidentit.

“As nuk është sharmant. As nuk është më i zgjuari. As nuk është më i bukuri. As nuk është më i mençuri. As nuk është më i moderuari. As nuk është më stabili. Dhe doni të besojmë që është i pazëvendësueshëm? Mendoj që Serbia ka më të mirë”,  ka shkruar Trajkoviqi.

Kujtojmë se Trajkoviqi është emëruar këshilltare nga ministri Nenad Rashiq pasi ky i fundit u caktua nga Kurti që të zëvendësonte Goran Rakiqin e dorëhequr.

Ajo është përballur me sulme të vazhdueshme nga regjimi i Vuçiqit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bëri sot homazhe dhe vendosi…