Trajkoviqi: Veriu i Kosovës po qeveriset nga mafia

29 maj 2018 | 10:38

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Rada Trajkoviq, ka thënë se asnjë vrasje në Mitrovicën e Veriut nuk është zgjidhur deri më tani dhe se veriun e Kosovës po e udhëheq mafia.

Sipas saj, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, shumë serbë ndihen më të sigurt në Prishtinë sesa në veriun e Kosovës, raporton “Klan Kosova”.

Këto komente ajo i ka bërë në një tryezë të organizuar në Kraljevë për ish-liderin e Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia” Oliver Ivanoviq i cili është vrarë para selisë së zyrës së tij në janar të këtij viti.

Tryeza në fjalë i është dedikuar motiveve dhe hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe për atë se pas katër muajsh hetime nuk ka pasur asnjë progres në zbardhjen e këtij rasti.

Lidhur me këtë, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se mënyra e kryerjes se hetimit që nga fillimi ka treguar se informacioni rrjedh përmes Beogradit.

“Shumë serbë nga Kosova, dhe veçanërisht nga enklavat, ndihen më lirisht në Prishtinë sesa në veri të Kosovës dhe kjo është ajo që është më e frikshme”, ka thënë Trajkoviqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shekncës dhe Teknologjisë (MAShT) ju bën apel…