Trajnerët legjendarë Ferguson e Wenger bëhen pjesë e “Hall of Fame”

29 mars 2023 | 14:40

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson dhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger më 29 mars u bënë trajnerët e parë që futën në Hall Of Fame të Premier Ligës, shoqatë që nderon futbollistët dhe menaxherët të cilët kanë kontribuar me vite për elitën e futbollit anglez.

Ferguson, është trajneri më i suksesshëm në historinë e Premierligës, duke e udhëhequr Manchester Unitedin drejt 13 titujve, ndërsa Wenger e fitoi kompeticionin tre herë me Arsenalin, duke përfshirë ecurinë fantastike në sezonin 2003/04 që e mbylli pa asnjë humbje.

Ferguson, i cili drejtoi United për më shumë se 26 vjet, fitoi titullin inaugurues të Premier League në 1992/93 për t’i dhënë “Djajve të Kuq” suksesin e parë në ligë që nga viti 1967.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëna Leta mendon se banorët e ‘Big Brother VIP Albania’…