Trajneri i Bayernit infektohet me Covid

21 tetor 2021 | 12:16

Bayern Munchen mori një tjetër fitore në Ligën e Kampionëve 4-0 në transfertën ndaj Benficës, por nuk ka aspak lajme të mira lidhur me trajnerin Julian Nagelsmann.

Trajneri në fakt, mbeti në hotel për shkak të asaj që ishte quajtur një “infeksion i ngjashëm me gripin” dhe në vend të tij në krye të ekipit ishin asistentët Dino Toppmoller dhe Xaver Zembrod.

Sot në fakt klubi gjerman njoftoi atë që të gjithë kishin frikë, Julian Nagelsmann rezultoi pozitiv me koronavirus pavarësisht se ishte vaksinuar. Ai do të kthehet në Mynih veçmas nga ekipi, me një avion ambulancë dhe do të vendoset në izolim shtëpiak. Në dy ndeshjet e radhës, Bayerni do t’i zhvillojë pa trajnerin e saj dhe sërish asistentët do të drejtojnë skuadrën në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur Johnny Depp, është takuar me presidentin serb,…