Trajneri i Çekisë: Ndeshja në Prishtinë ishte më emocionuesja

27 dhjetor 2019 | 18:30

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, në një intervistë të gjatë për mediat çeke ka rrëfyer emocionet e rrugëtimit për kualifikime në Kampionatin “Evropian 2020”.

Në pyetjen se cila ka qenë ndeshja më emocionuese në këto kualifikime, ai ka thënë se ishte ajo me Kosovën në Prishtinë, kur ishin duke udhëhequr me rezultat 1-0, ndërsa u mposhtën 2-1.

“Ndeshjet më emocionuese ishin me Kosovën, ajo e zhvilluar në shtator, kur ne po udhëhiqnim 1-0, ndërsa në fund u mposhtëm me rezultat 2-1 në Prishtinë. Ai ishte rezultati më i keq i mundshëm për ne, pasi ne vështirësoi rrugëtimin për kualifikim, madje edhe na i ndryshoi planet. Fatmirësisht disa ditë më vonë ne morëm fitoren ndaj Malit të Zi në udhëtim dhe kjo i ktheu gjërat në normalitet”, ka thënë Silhavy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
28.12.2019 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtina  …