Trajneri i Danimarkës: Nuk kemi frikë nga asnjë kundërshtar

25 qershor 2021 | 14:50

Trajneri i kombëtares së Danimarkës, Kasper Hjulmand, ka mbyllur dyert e seancës stërvitore në prag të sfidës së radhës ndaj Uellsit.

Kjo për të mbajtur përqendrimin në nivel maksimal, sepse tani të gjithë, nga lojtari te stafi teknik, e dinë që janë duke përmbushur një objektiv madhor dhe nuk duan të dorëzohen pikërisht tani.

“Kjo është stërvitja e vërtetë e fundit drejt një ndeshjeje shumë të rëndësishme dhe nuk mund të bëjmë asgjë të shtunën në Amsterdam. Për këtë arsye vendosa të luajmë me dyer të mbyllura, askush nuk duhet të mësojë se çfarë po përgatisim. Megjithatë nuk kemi frikë nga asgjë. Thuajse humbëm një mik gjatë ditëve të kaluara (duke iu referuar Eriksenit), nuk mund të kemi frikë nga një ndeshje”, ka thënë Hjulmand.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin…