Trajneri i Dritës: Përvoja dhe shpirti luftarak i grupit na solli fitore

06 dhjetor 2020 | 15:55

Drita ka marrë një fitore shumë të madhe në derbi duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 2:1.

Ballkani që ishte lideri deri para kësaj ndeshjeje është ndalur nga kampioni aktual Drita e cila me këto tri pikë është bërë lidere e tabelës me 36 pikë një më shumë sesa Ballkani në vendin e dytë.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu për “Klan Kosova” pas ndeshjes ka thënë se shpirti luftarak dhe karakteri i fortë i skuadrës u solli fitoren.

“Një ndeshje e luftuar shumë nga futbollistët, shumë dëshirë dhe shpirti luftarak i grupit na solli te fitorja. Kishim një kundërshtarë të fortë që na vuri në vështirës, por ne ishim më të saktë dhe arritëm të fitojmë. Pra ishte përvoja dhe shpirti luftarak i grupit që na solli fitore”, ka thënë Nuhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka marrë një fitore shumë të madhe në derbi…