Trajneri i Federerit: Nuk e shoh si një ikonë, por si një mik

27 nëntor 13:37

Në një intervistë për mediat kroati Ivan Ljubicic, trajneri i tenistit zviceran Roger Federer, ka rrëfyer marrëdhënien që ai ka me legjendën e këtij sporti.

Trajneri kroat nisi punën me Federer në fund të vitit 2015 dhe prej 3 vitesh ky bashkëpunim vijon ende. Kulmin e tij ky bashkëpunim e arriti gjatë vitit 2017, kur Federer fitoi 2 grand slam, por edhe gjatë 2018-ës sukseset nuk munguan.

“Në fillim për mua ishte pak e çuditshme kur nisa të punoj me Federer. Ne kemi patur një marrëdhenie të mirë miqësore edhe më parë, por që më pas u kthye në një marrëdhënie trajner-lojtar. Tani jam mësuar me këtë gjë. Unë nuk e shoh Roger si një ikonë, por si një mik”, tha Ljubicic, një nga njerëzit më pranë tenistit zviceran, që e shoqëron në çdo turne.

Ivan Ljubicic nuk parapëlqen që të japë intervista në media, aq sa ai pranon që gjatë këtyre 3 viteve që punon me Federer vetëm dy herë ka dalë në televizor. Aktualisht Federer është me pushime e po ashtu edhe Ljubicic, por palët do të takohen sërish në dhjetor, kur të nisin përgatitjet për vitin 2019. Ky do të jetë një sezon i vështirë për Federer, tashmë 37 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosovës sot…