Trajneri i Grasshopersit: Abrashi ka mish shqiptar, shërohet më shpejt

14 shtator 2021 | 12:55

Mesfushori Amir Abrashi është kapiteni i Grasshopersit dhe lajmi se ka pësuar një dëmtim që do ta lërë jashtë fushës për një muaj, i ka prishur padyshim punë kësaj skuadre.

Trajneri Giorgio Contini beson se Abrashi do të kthehet shumë më shpejt në fushë, pasi ka aftësi të rikuperohet shpejt.

“Abrashi ka mish shqiptar, ai shërohet më shpejt”, ishin fjalët e teknikut të klubit të qytetit të Zurichut.

Kështu, tani në klub shpresojnë që në vend të katër javëve të parashikuara për kthimin në tetor, Abrashi të jetë i gatshëm para fundit të këtij muaji, për të dhënë kontributin e tij në kampionat. Ky padyshim do të ishte një lajm i mirë edhe për trajnerin Edy Reja, i cili shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjet vendimtare të muajit tetor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e gazetës “Rilindja” ka kërkuar pagesën e 20-përqindëshit nga…