Trajneri i Lakersave, pas startit të keq: Nuk kam ardhur këtu për të humbur

09 nëntor 2022 | 13:16

Sezoni 2022-2023 për skuadrën e LA Lakers ka nisur mjaft keq, me vetëm dy fitore në 10 ndeshje të luajtura deri më tani, duke u renditur në vendin e parafundit në Konferencën e Perëndimit.

Ndonëse pritej një start tjetër, skuadra e drejtuar nga trajneri Darvin Ham ka zhgënjyer deri më tani. Gjithsesi, trajneri Ham shprehet se është vetëm çështje kohe që situata të ndryshojë për mirë, pasi ai ka vetëm pak muaj që po punon me skuadrën. “Miqtë e mi, dua t’ju them një gjë. Ajo që po kalojmë tani është një situatë që mund t’ i ndodhë çdo skuadre, pasi jemi në fillimin e asaj që ne po përpiqemi të ndërtojmë, si një ndryshim në kulturën e të luajtur basketboll”, ka thënë Ham.

“Është një ndryshim që po bëjmë për t’u rikthyer në majën, për të qenë sërish kompetitivë, duke ndërtuar një bazë të fortë. Nuk ka për të qenë gjithnjë kështu, së shpejti do të ketë një ndryshim në tendencën e rezultateve. Unë s’kam ardhur këtu për të humbur dhe Lakers nuk më sollën këtë për të humbur”, ka shtuar Ham. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emra të famshëm ishin prezentë në ‘Glamour Women Of The…