Trajneri i Lokomotivës ngre në qiell futbollistët shqiptarë

25 dhjetor 2018 | 18:40

Goran Tomiç, trajner aktual i Lokomotivës së Zagrebit, ka thurur lavde për dy futbollistët shqiptarë, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati, që luajnë në Kroaci.

Gjatë analizës që ai ka bërë për sezonin që ekipi i tij ka zhvilluar, trajneri kroat u shpreh i lumtur për paraqitjet që futbollistët e tij kanë dhënë dhe është shprehur i impresionuar nga dyshja shqiptare.

“Jam shumë i impresionuar me lojtarët e rinj. Kastrati dhe Uzuni kanë kaluar çdo pritshmëri të timen. Gjithsesi, nuk është koha për eufori, por duhet të vazhdojmë me këto ritme”, ka përfunduar 41-vjeçari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Matijs De Ligt është kthyer në objektivin kryesor të klubeve…