Trajneri i Marokut për ndeshjen ndaj Francës: Pse të mos ëndërrojmë

13 dhjetor 2022 | 15:43

Maroku arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe trajneri Walid Regragui ka thënë se ëndërron që ta fitojë Botërorin. Ai e ka paralajmëruar Francën që të ketë frikë nga përballja me marokenët.

“Më pyetën nëse mund ta fitojmë Botërorin, iu përgjigja: Përse jo. Mund të ëndërrojmë, ëndrrat nuk kushtojnë asgjë. Ekipet evropiane janë mësuar të fitojnë Botërore, por ne jemi përballur me ekipe të mëdha, në këto nivele, nuk kemi hasur vështirësi. E sigurt është se çdo skuadër që përballet me ne duhet të ketë frikë”, ka thënë Regragui.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimoviq, ka komentuar paraqitjet e mira…