Këta futbollistë e kanë befasuar Ibrën

13 dhjetor 2022 | 15:36

Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimoviq, ka komentuar paraqitjet e mira të disa lojtarëve për mediumin “Sky Sport”.

“Jam befasuar nga Kvaratskhelia dhe Sofyan Amrabat këtë vit, ata janë me të vërtetë lojtarë të mirë”, tha sulmuesi suedez.

41-vjeçari foli edhe për bashkëlojtarin e tij, Rafael Leao.

“Leao është i veçantë, ai nuk e di as vet se sa i fortë është, i kam thënë që të qëndrojë në Milan, pasi këtu është i lumtur”, ka shtuar Ibra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Sportit Shkollor të Kosovës është bërë e teta…