Trajneri i ri i Kosovës zbulohet në janar

19 nëntor 2021 | 10:52

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pas shkarkimit të trajnerit Bernard Challandes, momentalisht në krye ka vendosur ndihmësin Primoz Gliha, i cili veçse ka zhvilluar dy ndeshje në krye të “Dardanëve”.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar, Kosova në krye me Gjilan pësoi humbje me rezultat 2-0 kundër Jordanisë, kurse barazoi me rezultat 1-1 me Greqinë.

Gliha do të jetë në krye të Kosovës deri në vendimin e radhës së marrë nga Federata e Futbollit të Kosovës për postin e trajnerit, vendim ky që pritet të merret me fillimin e vitit të ri.

Përmes një raportimi të lëshuar nga FFK-ja për vendimet e marra nga mbledhja e Kreut Ekzekutiv raportohet se përzgjedhësi i ri i Kosovës do të zbulohet nga fillimi i vitit të ardhshëm, respektivisht nga muaji janar.

“KE diskutoi dhe trajtoi një varg emrash mjaft të mirë për postin e përzgjedhësit të Kombëtares A, pas shkëputjes së bashkëpunimit me përzgjedhësin Challandes. Në këtë drejtim KE me kujdes të veçantë do të shqyrtojë dhe analizoi çdo kandidaturë të mundshme në mënyrë që në fillim të vitit të ri FFK-ja ta ketë njeriun e duhur që do ta drejtojë Kombëtaren A”, shkruante në raportin e FFK-së.

Po ashtu, pjesë e diskutimit në këtë mbledhje ishte edhe procesi i asistencës së VAR-it, ku nga sezoni i ardhshëm pritet që VAR-i të fillojë të përdoret edhe në Ligën e Parë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të dalë sot…