Trajneri i Torinos: Jam me fat që kam lojtarë të tillë si Vojvoda

04 maj 2021 | 11:44

Trajneri i Torinos, Davide Nicola, e ka lartësuar Mërgim Vojvodën për golin me të cilin mbrojtësi kosovar e frytëzoi skuadrën e tij drejt një fitoreje vendimtare kundër Parmës në betejën e mbijetesës në Serie A.

Përfaqësuesi i Kosovës, Vojvoda e shënoi golin e parë në fanellën e Torinos të hënën në Stadiumin Olimpik, duke ia siguruar pothuajse edhe matematikisht mbijetesën skuadrës së tij dhe duke e dërguar Parmën në Serie B.

Vojvoda shënoi në portën boshe pasi erdhi me vrap nga plani i dytë, duke e shfrytëzuar depërtimin dhe pasimin fantastik nga Christian Ansaldi në minutën e 63-të.

Nicola, i cili e parapëlqeu kosovarin para Wilfried Singos në krahun e djathtë, u shpreh shumë i lumtur që Vojvoda e shfrytëzoi mundësinë që iu ofrua.

Duke folur pas ndeshjes, Nicola ka thënë: “Mes pezullimeve dhe koronavirusit, unë jam gjithmonë në gjendje të zgjedh se kush mund të më ofrojë më së shumti mua”.

“Singo po luan mirë dhe do të bëhet top lojtar në rolin e tij, por unë jam me fat që kam lojtarë të cilët dinë sesi t’i shfrytëzojnë mundësit. Jam i lumtur për Vojvodën, edhe nëse ai ka mundur ta shfrytëzonte më mirë mundësinë e dytë që e kishte”, ka shtuar Nicola.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, po…