Trajneri i Turqisë: Duhet të kemi kujdes nga Shqipëria

08 tetor 2019 | 11:19

Trajneri i Kombëtares turke, Senol Gunes, në konferencë për shtyp, përpara ndeshjeve me Shqipërinë dhe Francën, që do të luhen më 11 dhe 14 tetor.

Gunes është shprehur se Turqia duhet të ketë kujdes, pasi Shqipëria do të vijë me qëllimin të fitojë.

“Ndeshjet e Shqipërisë dhe Francës janë të rëndësishme. Dy ekipe të ndryshme. Franca është favorite e grupit. Ne do ta luajmë ndeshjen e vendit të parë në grup me të. Qëllimi ynë është të fitojmë. Prioriteti ynë do të jetë Shqipëria. Kjo do të jetë ndeshja jonë më e rëndësishme në katër ndeshjet e mbetura. Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë në ligat kryesore evropiane. Ne duam të fitojmë me mbështetjen e tifozëve”, ka thënë Gunes.

“Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë. Trajneri i saj është i njohur në Itali dhe me përvojë. Ata kalojnë nga skema 3-5-2 në 5-3-2. Janë luftarakë dhe kompakt në mbrojtje. Nëse keni një mendim negativ për Shqipërinë, duhet ta harroni. Ne duhet të jemi një ekip agresiv duke vrapuar po aq shumë sa ata. Ata mundohen të luajnë topin, nuk luajnë totalisht në mbrojtje si Moldavia apo Andorra. Kthehen në mënyrë të suksesshme nga mbrojtja me tre tek ajo me pesë”, ka deklaruar Gunes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 7000 mijë ekspozues në panairin më të…