Trajneri Kuka fjalë të mëdha për Akil Gjakovën

28 tetor 2018 | 19:25

Trajneri Driton Kuka e ka lavdëruar paraqitjen e garuesit Akil Gjakova, duke thënë se ai bëri një luftë burrërore. Akili e fitoi medaljen e argjendtë në Abu Dhabi.

“Finalisti i Abu Dhabi Grand Slam, porsa doli nga lufta e fortë dhe burrërore. E argjendtë me shkëlqim të artë medalja e Akilit, e katërt për Kosovën. Lufta finale ishte repriza e Grand Slamit në Paris. Atje fitoi Akili e tash garuesi gjeorgjian, përndryshe kampion olimpik.  Ekipin e ëndrrave e kemi krijuar. Do të kemi 4-5 norma olimpike në Tokio 2020”, ka thënë Kuka.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon kërcënimi e frikësimi për pjesëtarët joshqiptarë të Forcës…