Trajtohet nga mjekët më të mirë të vendit, Johnsoni në gjendje stabile

07 prill 2020 | 15:58

Kryeministri i Britanisë së Madhe,  Boris Johnson është në humor të mirë dhe në gjendje stabile pasi ka kaluar natën në kujdesin intensiv, duke u trajtuar për koronavirus.

Një zëdhënës ka thënë se 55-vjeçari ishte stabil edhe gjatë natës i është dhenë oksigjen, por nuk është vënë në ventilator.

“Kryeministri ka qenë stabil dhe është në gjendje të mirë. Ai po merr trajtim standard të oksigjenit dhe po merr frymë pa ndonjë ndihmë tjetër. Ai nuk ka kërkuar ventilim mekanik ose mbështetje jo-invazive të frymëmarrjes”, ka thënë ai.

Ventilatori përdoret për të kryer procesin e frymëmarrjes së trupit kur sëmundja bën që të dështojë funksioni i mushkërive.

“Johnson nuk ka pneumoni”, ka thënë zëdhënësi i Downing Street.

Mediet kanë raportuar se kryeministri është trajtuar nga doktorët më të mirë të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tahip Erdogan, ka deklaruar sot se…