Transportuesit rrugor të regjionit të Prizrenit ndërpresin grevën

17 gusht 2018 | 15:45

Në emër të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, këshilltari politik i tij, Pjeter Ndou, bashkë me drejtorin e departamentit të transportit, Xhemë Veseli, kanë pritur të premten në takim kryetarin e shoqatës së transportuesve rrugor të Kosovës, njëherësh anëtar i kryesisë së Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishi, dhe përfaqësues të shoqatës së transportuesve nga regjioni i Prizrenit.

Ndou dhe Veseli, dëgjuan ankesat dhe kërkesat e shoqatës, të cilat i shtyn për të hyrë në grevë dhe pas diskutimeve konstruktive, të dyja palët ranë dakord që të ndërpritet greva dhe të vazhdohet me operim normal të linjave të rregullta, Prizren – Prishtinë dhe anasjelltas.

Ndou ka theksuar përkushtimin maksimal të ministrit Lekaj dhe të kabinetit për zgjidhjen e të gjitha problemeve të operatorëve ekonomik, gjithmonë në dobi të shërbimit të qytetarëve.

Ministria e infrastrukturës, gjegjësisht departamenti i transportit rrugor në bashkëpunim me operatorë, shoqatat dhe të tjera palë relevante, në afat sa më urgjent do t’i  trajtojnë dhe zgjidhin të gjitha problemet që i kanë transportuesit. ​

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhvillimi i praktikave të mira mjedisore me qëllim të mbrojtjes…