Trashësia e borës arrin një metër në Gramsh

16 dhjetor 2023 | 19:46

Reshjet e dëborës që kanë rënë 24 orët e fundit kanë bërë që trashësia e dëborës në fshatrat e Gramshit të shkojë deri në një metër.

Disa pjesë të rrugës që lidh fshatin Rovje me qytetin e Gramshit, trashësia e borës arrin mbi një metër. Aktualisht raportohet se ky aks rrugor është i bllokuar.

Reshjet me intensitet gjatë orëve të fundit, dhe era e fortë, në formë stuhie, mësohet se ka krijuar edhe problematika, ku në disa fshatra ka mungesë të energjisë elektrike.

Mësohet se grupi i emergjencave ka dalë në terren, ku po punojnë për hapjen e akseve rrugore, si dhe rikthimin e energjisë elektrike të munguar.

Sipas informacioneve, në disa zona nevojitet ndërhyrje e traktorëve me zinxhirë, pasi trashësia e dëborës është shumë e madhe.

Kreu i Bashkisë së Gramshit Besion Ajazi është shprehur se në terren kemi nxjerr grupin e emergjencave për të parë situatën, në disa zona duhet ndërhyrë me traktor me zinxhirë pasi trashësia e dëborës është e madhe e terreni tepër i vështirë Fatmirësisht nuk janë raportuar raste emergjente në persona të sëmurë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra protestues janë mbledhur natën e mbrëmshme në Tel Aviv,…