​Tre fëmijë vazhdojnë të jenë në spital për shkak të lëndimeve nga mjetet piroteknike

02 janar 2023 | 13:46

Tre fëmijë po vazhdojnë të marrin trajtim spitalor në Klinikën e Kirurgjisë Plastike pas lëndimeve që kanë marr në natën e ndërrimit të motmotit nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Kështu ka bërë me dije “KosovaPress” kirurgu i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Agim Berisha, i cili ka thënë se gjatë këtij viti kanë pranuar më pak raste.

Ai ka thënë se pacientët, të cilët janë fëmijë deri në moshën 10-vjeçare kanë të lënduar nga fishekzjarrët shuplakat e dorës, gjegjësisht gishtat.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut.

“Krahasuar me vitet tjera ka pas më pak të pranuar. Vizita ka pasur sporadike. Më 31 janë pranuar dy raste, një e kemi të pranuar më herët dhe ai i është nënshtruar operimit. Janë fëmijë, janë lëndime të shuplakës së dorës, gishta. Gjendjen e përgjithshme shëndetësore nuk e kanë në rrezik”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se këta pacientë vazhdojnë të jenë të shtrirë në klinikë pasi kanë nevojë ende për trajtim.

Gjatë festimeve të Vitit të Ri 2023, 25 persona kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente në QKUK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka…