Tre skitarë përfaqësojnë Kosovën në EYOF dimëror 2023

11 janar 2023 | 12:10

Tre skitarë të skijimit alpin do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të rinj (EYOF), që prej 21-28 janar 2023 mbahet në rajonin Friuli, Venezia dhe Giulia të Italisë.

Skitarët janë: Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi, të cilët do të garojnë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

Trajnerë të tyre janë Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj, ndërsa shef i misionit për EYOF dimëror 2023 është Jeton Rudari. Për Kosovën, është kjo pjesëmarrja e katërt në EYOF Dimëror, pas Erzurum 2017, Sarajeva 2019 dhe Vuokatti 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë shtuar edhe…