Tre të lënduar në një aksident trafiku në Dollc të Klinës

23 shtator 2019 | 17:28

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Dollc të Klinës.

Nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:40 policia është informuar për një aksident në fshatin Dollc. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Sipas ekipit mjekësor të lënduarit kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur…