Tre të vdekur dhe 132 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

28 shtator 2020 | 16:43

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar së në 24 orët e fundit tre pacientë me Covid-19 kanë vdekur, ndërkohë që janë shënuar edhe 132 raste të reja të infektimit.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime te të dyshimtit për Covid-19.

“Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7629 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, është thënë në njoftimin për medie të MSh-së.

Më këtë, numri i të vdekurve si pasojë e Covid-19 është rritur në 377, kurse i të infektuarve në 13.259.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse kanë kaluar nëntë vite, fansat nuk e kanë…