Tre të vdekur pas rrëzimit të helikopterit të FSB-së

29 gusht 2023 | 16:53

Një helikopter i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) është rrëzuar në Rusinë qendrore, duke lënë të vdekur të paktën tre persona,  kanë thënë zyrtarët rajonalë.

Helikopteri i llojit “MI-8” është rrëzuar në fshatin Krasnoe Pole në rajonin Çeljabinsk, ka bërë me dije guvernatori pa dhënë informacione për shkaqet e këtij incidenti.

“Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë vdekur”, ka thënë guvernatori Aleksei Teksler përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka theksuar se nuk ka dëme të ndërtesave apo dëme në njerëz në vendin ku u rrëzua helikopteri, që ai ka thënë se i përkiste FSB-së.

Aksidentet ajrore në Rusi janë të zakonshme për shkak të mungesës së rregullave të sigurisë dhe të mirëmbajtjes së fluturakeve. Por, aksidentet ajrore janë bërë më të shpeshta që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian (KE) nuk është i përqendruar në afate kohore…