Tre të vrarë në dy sulme të ndara në Afganistan

13 dhjetor 2020 | 16:37

Policia afgane ka bërë me dije se të paktën tre persona janë vrarë në dy sulme të ndara me bomba dhe armë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Dhuna ka ndodhur një ditë pasi një seri sulmesh me predha goditën qytetin dhe aeroportin e tij, duke vrarë të paktën një person.

Ferdaws Faramarz, një zëdhënës i policisë në Kabul, ka thënë se në njërin sulm, një bombë e vendosur në makinë, ka vrarë dy persona dhe plagosi dy të tjerë.

Ndërsa në sulmin tjetër, një prokuror qeveritar është qëlluar për vdekje në Kabulin lindor ndërsa udhëtonte për në zyrën e tij. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Ndërkohë, në qytetin jugor të Kandaharit, zyrtarët kanë thënë se dhjetëra luftëtarë talibanë u vranë gjatë natës më 13 dhjetor.

Militantët talibanë kanë sulmuar pikat e kontrollit në pesë rajone përreth qytetit, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë. Si kundërpërgjigje forcat afgane ndërmorrën sulme ajrore dhe tokësore.

Dhuna në Afganistan është rritur në muajt e fundit edhe pse talibanët dhe negociatorët e qeverisë afgane po përpiqen të arrijnë një marrëveshje paqeje që mund t’i japë fund dekadave të luftës.

Talibanët ndërkohë po luftojnë edhe kundër grupeve terroriste, përfshirë Shtetin Islamik.

Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për të përfunduar planet për tërheqjen e mijëra trupave nga vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pikturë me vlerë më shumë se 300 mijë dollarë…