Trego kryeministër, ku, kur dhe si e ke ‘pirë një lugë çorbe të prishur’

02 dhjetor 2022 | 17:00

Shkruan: Hisen Berisha

Kryeministër në detyrë, pas kësaj deklarate të Escobarit dhe Hillit, duhet të zhvisheni nga mashtrimi e gënjeshtra e ta thoni se çfarë marrëveshje të dëmshme/tradhtie paske bërë?!

Sepse, si shtet i pavarur e demokratik, bazuar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e vendit, për 70 mijë serbët kosovarë, duhet të ofrojmë të njëjtat standarde jete dhe mbrojtje si për të gjithë qytetarët e komuniteteve tjera që Kosovën e pranojnë, e ndjejnë shtetin e tyre.

Kurse të drejtën që të marrin pjesë në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Serbisë, mundën ta bëjnë por, duke jetuar në Serbi. Kjo do të thotë se e kanë të drejtë të jetojnë në traditën e tyre kombëtare e religjioze, ti promovojnë ato vlera por brenda kornizave ligjore dhe Kushtetutës së shtetit demokratik të Kosovës ku edhe mbrohen.

Kosova tashmë, është e pranuar dhe e konfirmuar nga GjND-ja, si shtet demokratik, ndaj institucionet demokratike si Parlamenti e Gjykata Kushtetuese do t’iu stopojnë!

A nuk u akomoduan mjaftueshëm të drejtat kolektive me “Pakon e Ahtisarit”, Kushtetutën e Kosovës, me vende të rezervuara, me privilegje të ndryshme unike, ndër më të avansuarat në sistemet shtetërore në Botë?

Kështu që, trego kryeministër, ku, kur dhe si e ke “pirë një lugë çorbe të prishur” e tani po shkatërron për dy vjet çdo arritje politike në bërjen e shtetit?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe ish-zëvendësministri i…