Treni godet një këmbësore në Prishtinë, policia thotë se ajo ka pësuar lëndime të rënda

26 mars 2024 | 17:46

Treni ka goditur sot një këmbësore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha e këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë.  Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku  kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda  trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me  rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënë Ahmeti për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha pas…