Treni godet një veturë në Klinë, lëndohen gjashtë persona

11 tetor 2021 | 21:28

Treni ka goditur një veturë në fshatin Ujmir të komunës së Klinës.

Si pasojë gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 18:00 si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore”, u shpreh Rugova.

Ndërkaq jozyrtarisht bëhet e ditur se se dy nga të lënduarit janë fëmijë dhe janë në gjendje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Drejtësisë që më herët ishte pjesë e AAK-së,…