Treni godet veturën në Klinë, një grua e vdekur dhe dy fëmijë të lënduar

03 shtator 2018 | 20:45

Rreth orës 17:40 ka ndodhur një aksident trafiku mes një treni dhe një veture në fshatin Dush të Klinës, në vendkalimin hekurudhor ku automjeti është goditur nga treni.

Këtë e ka konfirmuar për “kallxo.com”, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

“Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një gruaje të moshës 39 vjeçare nga fshati Shipol i Mitrovicës. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë dy nga ta fëmijë njëri i moshës 5 vjeçare ndërsa tjetri 7 vjeçare”, ka deklaruar Ibraj

Ai ka bërë të ditur se dy fëmijën janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të lënduarit tjerë janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ka…