Treni godet veturën në Zahaq të Pejës

25 shkurt 2023 | 11:00

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në mes të një treni dhe një veture në fshatin Zahaq të Pejës.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit i cili është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Rreth orës 05:40 të mëngjesit ka ndodhur një aksident mes një trenit të udhëtarëve dhe një veture në fshatin Zahaq të Pejës.

Lëndimë ka pësuar një person i cili është dërguar për në Emergjencën e spitalit rajonal në Pejë e më pas me udhëzim të mjekut është dërguar për trajtim në QKUK”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi dhjetë gazetarë ndërkombëtarë me rastin 15-vjetorit te pavarësisë vizituan…