Treni mbyt një person në Pejë

01 mars 2019 | 09:11

Sot rreth orës 5:42 një person i moshës 50-vjeçare është goditur nga treni, gjë që i ka marrë edhe jetën.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 5:42 një person është mbytur nga treni në Pejë. Njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk kemi informata shtesë. Sapo të kemi marrë më shumë informata do t’ju mbajmë të informuar lidhur me këtë ngjarje”, ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se…