Trepça ‘89 rrezikon seriozisht rënien nga Superliga

13 korrik 2020 | 19:03

Trepça ’89 është mposhtur nga Dukagjini në Klinë (3-2), dhe në këtë mënyrë ka bërë edhe një hap drejtë rënies nga Superliga.

Vetëm dy minuta lojë i kanë mjaftuar skuadrës nga Mitrovica për të kaluar në epërsi me golin e Muharrem Jasharit, por vendasit barazuan pas dhjetë minutave nëpërmjet Arbër Shalës. Në minutën e 13-të, Milot Avdyli e rikthejë epërsinë e mysafirëve, por i njëjti futbollistë në fund të pjesës së parë shënoi autogol për rezultatin 2-2. Në minutën e 72-të, Abu Kamara shënoi për rezultatin final 3-2.

Këto tri pikë nuk i kanë ndihmuar asgjë Dukagjinit, pasi kjo skuadër ka rënë edhe matematikisht nga elita, derisa Trepça ’89 mbetet në pozitën e nëntë me 35 pikë dhe vështirë do ta këtë sigurimin e mbetjes në Superligë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën e sotme për medie, Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues…