Trepça e fiton ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt

25 prill 2024 | 11:21

Trepça e Vëllaznimi e kanë zhvilluar të mërkurën mbrëma ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt të Superligës së Kosovës në hendboll.

Bëhet fjalë për ndeshjen e mbetur të xhiros së 18-të. Ndonëse Trepça ishte vendase, ndeshja u luajt në Gjakovë.

Fitore me rezultat 37:33 ka shënuar skuadra mitrovicase. Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:15 për “xehetarët”.

Yassine Henahen udhëhoqi Trepçën me 12 gola. Shtatë i kishte Sali Maxhera e pesë Akram El Kassassi.

Te Vëllaznimi nga shtatë gola i kishin Luigj Kolaj e Arbër Neziri, ndërsa gjashtë i realizoi Egzon Lluka.

Trepça përfundoi stinorin e rregullt në pozitën e katërt me 34 pikë. Do të luaj në plejof. Vëllaznimi përfundoi i shtati me tetë pikë dhe do të luaj në plejaut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi rezultoi fatal për Klopp dhe të besuarit e tij.…