Trepça fitoi Kupën pas 21 vjetësh, por çka ndodhi?
Ajo që ndodhi sonte me finalen e Kupës së hendbollit, Besa Famgas vs. Trepça, ishte për gurmanët e hendbollit dhe gjithë sportit.
Trepça fitoi Kupën pas 21 vitesh, por çka ndodhi?
Në 4-5 sekondat e fundit, nje lojtar i Trepçës ndal qëllimshëm me gjoks aksionin e pejanëve, pikërisht në rrethin e qendrës së fushës. Me rregulla të reja, krahas kartonit të kuq, gjyqtari i dha edhe penallti Beses, që barazoi rezultatin dhe çoi takimin në 7 metërsha.
Diku pas humbjes së një penalltie të Besës, Trepça nis festën para kohe, por gjyqtarët dhe komisari garave, iu tregojnë se nuk ka mbaruar asgjë.
U desh që të goditen nga 11-të 7 metërsha, që mitrovicasit të përjetojnë gëzimin e vërtetë dhe për ta ndalur dominimin e Besës prej shumë vitesh.
Thjesht, spektakël i paparë ndonjëherë!
(Marrë nga “Facebook” i Kushtrim Krasniqit)



