Trepça fiton në ‘Minatori’

06 prill 2023 | 11:11

KH Trepça e ka fituar ndeshjen e xhiros së 25-të të Superligës A të Kosovës në hendboll.

Të mërkurën mbrëma në “Minatori”, Trepça e mposhti bindshëm Rahovecin, me rezultat 34:24. Në pjesën e parë vendasit kishin epërsi prej disa golash, ndërsa në pjesën e dytë epërsia e “xehetarëve” shkoi deri në 14 gola.

Me fitore, Trepça është forcuar në pozitën e dytë. Rahoveci vazhdon garën për plejof.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është vendosur në qendrën olimpike…