Trepça nënshkruan me kanadezin Tshimanga

18 gusht 2023 | 11:56

Trepça ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin kanadez, Jordy Tshimanga.

Jordy Tshimanga i gjatë 211cm i bashkohet Trepçës nga kampionati kanadez(CEBL)ku është duke luajtur serinë e finaleve me ekipin e tij aktual Calgary.

Tshimanga përveç kampionatit kanadez, karrierë ka bërë edhe në Venezuela.

Karrierën profesionale e ka nisur në G-League në sezonin 2021/22 me ekipin Cleveland Charge për tu bashkuar pastaj me Iowa Wolves dhe për të vazhduar edhe në sezonin 2022/23.

Në nivel të kolegjeve, Tshimanga është paraqitur me dy kolegje të ndryshme, Nebraska Cornhuskers dhe Dayton Flyers.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Romeo Lavia edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i…